“TË SHKON TË KESH 5 FËMIJË”/ Einxhel habit me përgjigjen: Po mendoj të bëj një çerdhe timen… – AlpeGossip
“TË SHKON TË KESH 5 FËMIJË”/ Einxhel habit me përgjigjen: Po mendoj të bëj një çerdhe timen…

“TË SHKON TË KESH 5 FËMIJË”/ Einxhel habit me përgjigjen: Po mendoj të bëj një çerdhe timen…

Ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, aty ku poston foto e video të ndryshme.

Duke qenë se pas lindjes së djalit, Trev, Einxhel nuk është angazhuar në ndonjë projekt televiziv, ajo duket se ka vendosur që të rrijë pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale.

Shkira nuk e ka aspak problem që me ndjekësit e saj të ndajë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj, madje edhe ato kur ajo nuk është mirë.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo herë pas here tregon edhe mesazhet pozitive dhe negative që merr nga ndjekësit në “Instagram”. E kështu ka bërë ditën e djeshme, ku ajo ka postuar në “Instastory” një mesazh nga një fanse.

Kjo e fundit i sugjeron Einxhelit që të bëjë 5 fëmijë se i shkon shumë, por ajo mesa duket është lodhur që tani. Ajo u kërkon vetëm që këto mendime mos t’i përcillen Dj Dagz, partnerit të saj, pasi ky i fundit do donte shumë.

“Të shkon të kesh 5 fëmijë”/ Einxhel habit me

”Të shkon me i bo nja 5 fëmijë”– i shkruan një ndjekëse, të cilës i është përgjigjur:

“Heh më shkon si jo, po e mendoj njëherë të bëj një çerdhe timen dhe unë me një çukuruk të vogël dhe i kam leshu dallëndyshet imagjino me 5. Shyqyr s’ja çoni Dagzit këto sugjerime. Nejse tani ika me vërtet me fjet se ju te lini pa gjumë me këto ide”.