FESTON SOT DITËLINDJEN/ Pamjet nga super festa luksoze e Morena Tarakut – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Pamjet nga super festa luksoze e Morena Tarakut

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Pamjet nga super festa luksoze e Morena Tarakut

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, feston sot ditëlindjen.

Që në orët e para të 1 prillit, Morena nisi festën në ambientet luksoze të shtëpinë së saj.

Pamjet e eventit ajo i ndau me ndjekësit e saj në InstaStory ku çdo gjë ishte e kuruar deri në detaje, duke nisur që nga dekorimi i ambientit e deri tek torta gjigande me mbishkrimin “King M.T”.

   

Nëse jeni kuriozë ta dini, Morena ditën e sotme mbush 28 vjeç . Karrierën e saj ajo e nisi si modele dhe më pas iu përkushtua dhe botës së muzikës.  Ndërsa tashmë ajo ka dhe një biznes të produkteve kozmetike në Stamboll.

Këngëtarja Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj, duke marrë vendime drastike që e kanë tjetërsuar totalisht.

Duket se njëra prej pamjeve i pëlqeu herën e parë pasi e realizoi, ndaj së fundmi Morena vendosi t’i kthehet sërish flokëve të shkurtër e të heqë dorë nga extensions.

Kujtojmë se para pak kohësh Fero dhe Morena Taraku kanë lançuar bashkëpunimin e tyre të parë, i cili titullohet “Money”.

Në secilën pjesë të videoklipit, ata shfaqen të kombinuar në veshje me njëri-tjetrin teksa repojnë dhe duket një dyshe e muzikës super cool.