E PAPRITUR! Lulëzojnë qershitë në Tetor e shkak bëhet ky fenomen - AlpeGossip
E PAPRITUR! Lulëzojnë qershitë në Tetor e shkak bëhet ky fenomen

E PAPRITUR! Lulëzojnë qershitë në Tetor e shkak bëhet ky fenomen

Disa pemë qershie në Japoni, të njohura edhe si Sakura, kanë lulëzuar papritur këtë vjeshtë.

Lulet e famshme ngjyrë rozë dhe të bardhë zakonisht lulëzojnë për rreth dy javë në pranverë.

Por më shumë se 300 njerëz kanë raportuar se lulet e qershisë në lagjet e tyre kanë lulëzuar në tetor, sipas kompanisë meteorologjike Weatherstones.

Ekspertët thonë se një seri e tajfunëve që ndodhën në Japoni mund të ketë kontribuar në këtë fenomen.

Pemër që kanë lulëzuar tani nuk do të lulëzojnë përsëri vitin e ardhshëm.

Por megjithatë, kjo do të ketë një ndikim “minimal” në sezonin e qershive të vitit të ardhshëm, tha eksperti i bimëve Hiroyuki Ëada nga Shoqata e Luleve të Japonisë.

Ai gjithashtu shtoi se temperaturat më të ngrohta pas stuhive sollën lulëzimin e bimëve.

Japonia u godit këtë vit nga një seri tajfunësh, duke përfshirë Tajfunin Jebi, stuhia më e fortë që ka prekur Japoninë në një çerek shekulli.

Tajfuni Jebi vrau të paktën 10 njerëz dhe shkatërroi vendin.