Çfarë zhurmash të pëlqen të bësh apo dëgjosh gjatë seksit? Dikujt i pëlqejnë rënkimat, një tjetri fjalët e pista, kur ca të tjerë duan heshtje të plotë. Njerëzit kanë preferenca të ndryshme por pas një studimi në më shumë se 5,000 njerëz në faqen e njohjeve saucydates.com, u zbulua se çfarë specifikisht e bëjnë më të këndshëm seksin dhe rrisin kënaqësinë seksuale mes dy partnerëve.
Megjithatë para së gjithave duhet të dini se nëse diçka nuk ju pëlqen dhe s’ndiheni rehat ta bëni, s’keni pse imitoni aktore pornoje në krevat për kënaqësinë e partnerit. Bëni atë që ju ndjeni si më të drejtë. Dhe më e rëndësishmja në dhomën e gjumit është komunikimi, mbajeni mend këtë.
1. Rënkimet
90% e burrave donin të dëgjonin partneret e tyre të rënkonin dhe 77,6% e grave ndiheshin njësoj.
2. Fjalët e pista
76,8% e burrave thanë se u shijonte dhe 73% e grave ranë dakord.
3. Frymëmarrja e rëndë
E keni parasysh kur një vrasës është mbrapa derës dhe pret që ju të dilni? Ok mbase jo, por përfytyrojeni intensitetin e saj në një aspekt pak më seksual. 60,1% e burrave e donin, ndërsa 45,9% e grave e preferonin.
4. Britmat
Për burrat, britmat në krevat ishin 50 me 50, ndërsa për 36,2% të grave ishte ok.
5. Heshtje
Mund të duket e çuditshme, por 12,8% e grave thanë se u pëlqente të rrinin në heshtje të plotë gjatë seksit. Dhe 8,3% e burrave ranë dakord. Pra vetëm se të tjerët se pëlqejnë, s’do të thotë që ju s’mund ta bëni. Heshtja ju pëlqen? Heshtje qoftë.