“KAM BËRË NJË SHKËPUTJE PËR DISA KOHË”/ Arjon Muça: Rrogat në televizion janë skandaloze! – AlpeGossip
“KAM BËRË NJË SHKËPUTJE PËR DISA KOHË”/ Arjon Muça: Rrogat në televizion janë skandaloze!

“KAM BËRË NJË SHKËPUTJE PËR DISA KOHË”/ Arjon Muça: Rrogat në televizion janë skandaloze!

Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në ”Pop Culture” këtë të shtunë ka qenë i ftuar moderatori Arjon Muça, i cili së fundmi është bërë pjesë e RTV Ora.

Ndër të tjera, Dojna e ka pyetur Arjonin pse ishte shkëputur nga televizioni për disa kohë dhe mesa ai tregon, arsyeja e shkëputjes kanë qenë pikërisht pagesat që i janë ofruar.

“Kam bërë një shkëputje sepse pagat në Shqipëri nuk ishin të kënaqshme, domethënë nuk do preferoja të punoja në një ekran, i cili nuk më vlerëson. Jo mua si Arjon por mua si profesion, pra moderatorin. Kur ti nuk i jep vlerat ekonomike që ai rol meriton mua më dukej si padrejtësi e jashtëzakonshme, sepse shoh profesione që paguhen njësoj dhe nuk kanë impenjimin që ka ky profesion. Në 10 vitet e fundit pagesa ka qenë gati fikse për mua, hiq 100 mijë lekë më shumë apo më pak, ështē njëlloj rroga, madje mund të të them që rroga më e madhe ka qenë përveç Agonit, ajo që kam marrë në Top Channel para 10 vitesh kur unë fillova punën”- ka treguar Arjoni.

/News31.al