Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jona Spahiu së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Vetëm pak javë më parë ajo u kurorëzua në martesë me partnerin e saj prej disa vitesh me një dasmë që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave dhe fill pas dasmës Jona konfirmoi edhe shtatzëninë.
Moderatorja është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe do të sjellë në jetë një djalë. Së fundmi, edhe Jona, si shumë VIP-a, i është përgjigjur pyetjeve të fansave në opsionin e ri të Instagram.
Një prej fansave e pyet moderatoren se për çfarë ka pasur oreks gjatë shtatzënisë dhe Jona i përgjigjet se bebi nuk ka naze, por akulloret ja ka toleruar vetes këtë periudhë pasi i pëlqejnë shumë.