ZBULOHEN 2 OPINIONISTËT/ Emrat e rinj që po lakohen si konkurrentë dhe detajet nga “Big Brother VIP Kosova” – AlpeGossip
ZBULOHEN 2 OPINIONISTËT/ Emrat e rinj që po lakohen si konkurrentë dhe detajet nga “Big Brother VIP Kosova”

ZBULOHEN 2 OPINIONISTËT/ Emrat e rinj që po lakohen si konkurrentë dhe detajet nga “Big Brother VIP Kosova”

Sytë e të gjithë publikut po qëndrojnë në pritje të “Big Brother Kosova”, ku me interes po priten kush do të jenë banorët e kësaj shtëpie.

Ndonëse ishte lajmëruar që do të niste në shtator, teknikalitetet e kanë shtyrë këtë format, që pritet të nisë në fund të nëntorit.

 

 

olti-curri1

“Panorama Plus” zbuloi kohë më parë se Olti Curri do të ishte opinionist i këtij formati, çfarë do të thotë batuta dhe ‘thumba’ pafund përgjatë 100 ditëve. Opinionistja tjetër do të jetë Tuna.

tuna

Artistja nga Maqedonia, e cila është nënë e dy fëmijëve, po rikthehet në ekran, por jo si këngëtare. “Big Brother” do të transmetohet këtë vit për herë të parë në Kosovë në formatin “Vip”.

aluadin hamiti

Teksa prej muajsh përflitet data e fillimit të këtij spektakli, akoma nuk ka diçka zyrtare. Së fundmi, moderatori i reality-showt, Alaudin Hamiti, ka zbuluar pak nga skena e “Big Brother Vip Kosova”.

Moderatori ka publikuar një foto në “Instastory”, ku nuk ka zbuluar shumë, por kjo është një nga pamjet e rralla të skenës, duke pasur parasysh se produksioni ka qenë mjaft i “fshehtë” në lidhje me detajet e programit.

jonida vokshi

Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-show të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar. E ftuar në një intervistë, moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit.

jonida vokshi (5)

Gjatë kësaj periudhe, kuriozitet të madh ka pasur edhe për konkurrentët pjesëmarrës. Gjatë kësaj interviste, aktorja u pyet mbi emra konkretë, ndonëse hezitoi të zbulonte më tepër.

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (1)

“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora.”

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (3)

Elvana Gjata është një nga emrat që është lakuar më së tepërmi për të qenë pjesë e “BBVK”. E dini tashmë se këngëtarja është shoqja e ngushtë e Vokshit. Nuk kishte si të mungonte pyetja e drejtpërdrejtë për moderatoren mbi praninë e Elvanës. Jonida e theksoi se mikja e saj nuk do të jetë pjesë e reality-show-t në Kosovë.

jonida vokshi elvana gjata1

“Jo, nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte, por jo”, përfundoi Jonida Vokshi.

jonida vokshi elvana fjata

Ndërkohë, emri që po përflitet së fundmi është ai i Bleros. Duket se pas ndarjes nga Afrona, artisti do të ketë mundësinë të reflektojë, por edhe të deklarohet rreth kësaj historie, këtë herë si pjesë e formatit të famshëm.

blero

Alaudini ka folur shpesh në media rreth projektit që i është besuar. Duke folur në një lidhje ‘Skype’ për “ABC e Mëngjesit”, moderatori tregoi se në fillim iu bë oferta për ta prezantuar i vetëm “BBVIP Kosova”.

alaudini2

Por më pas, bashkë me drejtuesit e televizionit vendosën që të merrnin dhe dikë tjetër dhe kështu zgjodhën Jonidën. Sipas Alaudinit, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.

alaudini

“Në fakt, e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi “Klan Kosova” është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, tha ai.

alaudini1

Kujtojmë se disa kohë më parë dhe Jonida ka folur mbi eksperiencën e re që e pret dhe momentin kur mori propozimin.

jonida vokshi (1)

“Ftesën për të qenë pjesë e projektit si fillim e mora nga telefoni pasi ndodhesha në Tiranë. I hipa makinës menjëherë dhe u nisa drejt Prishtinës. E kam pritur me shumë qejf, dëshirë dhe vlerësim këtë lajm. Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti kaq të madh, që sigurisht do të shënjojë një pikë të rëndësishme në karrierën time. Pritet që të jetë një super spektakël që do të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare deri në javën e fundit”, u shpreh ajo.

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (5)

Ndryshe, përgatitjet janë drejt përfundimit dhe spektakli “Big Brother VIP Kosova” pritet që shumë shpejt të nisë rrugëtimin për audiencën e gjerë kudo ku flitet shqip, përmes “Klan Kosova” dhe “ArtMotion”.

big

Surprizat nga ky megaproduksion, i cili vjen për të parën herë në Kosovë, do të vazhdojnë. Teksa Alaudini do jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë, Arbana do jetë në “Big Brother VIP” në Shqipëri në dhjetor. Gjatë një interviste në “n’Za”, Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta, të cilat kanë pasur, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”.

alaudin

Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”. Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse u përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu, zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.