Blendi Salaj i nxjerr “të palarat” Luanës, sapo na zbuloi të metën më të madhe të moderatores – AlpeGossip
Blendi Salaj i nxjerr “të palarat” Luanës, sapo na zbuloi të metën më të madhe të moderatores

Blendi Salaj i nxjerr “të palarat” Luanës, sapo na zbuloi të metën më të madhe të moderatores

Pak javë më parë përfundoi emisioni “Shiko kush luan”, që e solli Luanën si bashkëautore me Blendi Salaj dhe e riktheu në ekran pas programit “Pa limit”.

Teksa Luana është parë gjithnjë në super formë, energjike dhe shumë e lumtur me emisionin e ri, Blendi Salaj së fundmi ka zbuluar një të metë të saj.

Në një intervistë për “Lart e poshtë”, Blendit i është kërkuar të thotë disa nga të metat e Luanës dhe ai është përgjigjur: “Çfarë do t’i riparoja unë Luanës është orari”.

“Ndërsa gjërat e mira janë energjia dhe ambicia e jashtëzakonshme. Do më të mirën për programin, për veten për atë që ajo bën dhe kjo e ndihmon pasi synon lart dhe jo në nivel mesatar apo të ulët”, ka shtuar Blendi Salaj.