Ronela Hajati njihet për tipin e saj shumë të drejpërdrejtë dhe pa komplekse. Këngëtarja asnjëherë nuk ngurron të shprehë mendimin e saj rreth diçkaje që e mërzit. Së fundmi duket se diçka e ka shqetësuar atë dhe ka vendosur të reagojë.
Me anë të një postimi në Instastory, Ronela ka publikuar një shprehje, fjalët e së cilës duken të jenë ‘thumba’ për dikë.
Ndiej sikur jam bërë për të kuptuar, jo për t’u kuptuar.”
Nuk dihet se kujt ja dedikon këto fjalë Ronela apo këngëtarja ka dashur të tregojë se në përgjithësi tregohet më e kuptueshme seç duhet me të tjerët.
Së fundmi, Ronela ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin Vig Poppa ‘Alo’. Ky projekt muzikor mes artistëve u soll si një ‘remake’ i këngës së vjetër legjendare ‘A do të vish’ dhe është pjesë e albumit që këngëtarja po lançon ‘Rron-Ela’. Ky bashkëpunim u prit mjaft mirë nga publiku, pasi solli dhe rikthimin e një reperi shumë të dashur si Vig Poppa dhe numëron mbi 3 milion klikime në YouTube.