RUDINËS NUK I DEL INATI ME TË FTUARIN QË I MASHTROI TË GJITHË/ E fton sërish dhe i bën… – AlpeGossip
RUDINËS NUK I DEL INATI ME TË FTUARIN QË I MASHTROI TË GJITHË/ E fton sërish dhe i bën…

RUDINËS NUK I DEL INATI ME TË FTUARIN QË I MASHTROI TË GJITHË/ E fton sërish dhe i bën…

U përfol shumë në media për Edlir Zekën, të riun i cili është prezantuar me profesionin e piktorit.

Edliri ishte i ftuar 3 ditë më parë në emisionin ‘Rudina’, mirëpo pas daljes në ekran ndjekësit e moderatores në Instagram e kanë cilësuar Edlirin si mashtrues, i cili shet piktura të vjedhura dhe gjithashtu ka gënjyer për çmimet e fituara.

Menjëherë ka reaguar Rudina, e cila me anë të një postimi në ‘Insta Story’ i ka kushtuar ‘piktorit’ disa fjalë.

Jo Edlir! Kjo këtu në ‘Instagram’ është e para herë që t’i pranon se piktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moskë e krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dja më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. Prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashtrime. Ndjesë publikut tim’, ka shkruar Magjistari.

Ajo gjithashtu përballi me njëra-tjetrën dy piktura, atë të vërtetën dhe atë të të ftuarit të saj, por duket se nuk i ka dalë inati me kaq.

Rudina e ka ftuar sërish Edlirin në emision për të sqaruar përse i gënjeu të gjithë shqiptarët.

‘Piktura në muzeun e arit modern të Moskës, vërtetë nuk është e imja. U dërgua pikturë tjetër, pastaj më pas ndodhi ajo që ndodhi. Atje kam vajtur me një pikturë komplet ndryshe’, shprehet ai.

‘Unë jam mëkatari, të gjithë të tjerët janë shënjtorët. S’është diçka që ska ndodhur asnjëhërë. E pranoj që piktura që është në Instagramin tim nuk është e imja. çdo mëkatar e ka një të ardhme, por dhe çdo shenjtor e ka një të shkuar. Mund të kem bërë një gabim’, tha Edliri, ndërkohë që u mbrojt, teksa tha se nuk është i vetmi person që kam marrë një pikturë të një tjetri dhe ka konkuruar.

Edhe pse e ka pasur të ftuar në studio, Rudina Magjistari nuk ka ngurruar t’ia përplasë në sy faktin që ka bërë një akt të turpshëm edhe pse Edliri shprehu pendesë dhe tha se do të rifillojë nga e para.

‘Dua të vazhdoj rrugën e artit dhe pikturës dhe shpresoj të arrij lart, me punë të ndershme, të pastër’, tha Edliri.