Rezarta Shkurta ka marrë një iniciativë krejt të re, të paktën këtu në Shqipëri. Do ta bëjë vajzën të famshme. Çdo ditë Hera do bëjë nga një video, në të cilën do të flasë si e rritur. E bëri të parën dhe e paska bërë bukur. Vetëm se diku e kemi parë më parë. Ideja, fjalët, realizimi, titrat mbi video mami Rezi i paska kopjuar nga mami Katie. Kjo e fundit, nënë e pesë fëmijëve ka një Instagram me 3.6 milionë ndjekës. Video bën më së shumti vajza e vogël, Mila, që është binjake me Emmën.
Për Milan vdes gjithë Instagrami. Me siguri pas ca kohësh edhe për Herën. Kur gjërat janë të bukura, përse të mos i huazojmë?