Madonna pozoi me një objekt të çuditshëm në fytyrë/ Të gjithë menduan se ishte lodër seksi (FOTO) – AlpeGossip
Madonna pozoi me një objekt të çuditshëm në fytyrë/ Të gjithë menduan se ishte lodër seksi (FOTO)

Madonna pozoi me një objekt të çuditshëm në fytyrë/ Të gjithë menduan se ishte lodër seksi (FOTO)

Në përpjekje për të luftuar pasojat e viteve që ka mbi supe, Madona ka shkaktuar një ngatërresë të madhe në rrjetet sociale.

Fansat e saj menduan se këngëtarja publikoi foto me një lodër seksi në fytyrë, ndërkohë që ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një masazhues fytyre me karbon.

60-vjeçarja i trembi fansat pasi hyri live në Instagram për të zbuluar pajisjen e zezë në formën e penisit, që është produkti më i fundit nga marka luksoze e saj e bukurisë MDNA SKIN.

Sipas faqes së internetit, Beauty Roller është zbulimi i parë për të shfrytëzuar përfitimet e energjisë së rinovueshme Ultra-Infrared, që mundësohet nga karboni i pastër dhe me dendësi të lartë.

Produkti, i cili u reklamua edhe nga dermatologu i mirënjohur, Paul Jarrod Frank, pretendon t’u japë përdoruesve heqjen e yndyrës dhe konturimin natyral të saj.

Por fansat u bënë konfuzë nga forma e saj dhe shumica e komenteve ishin: “Duket si lodër seksi”.

Epo duke qenë se pajisja mban emrin e Madonna-s, nuk është çudi që forma e saj të na bëjë kaq konfuzë.