ZAIMINA VASJARI FESTON DITËLINDJEN/ Vëmendjen e merr torta e këngëtares (FOTO) – AlpeGossip
ZAIMINA VASJARI FESTON DITËLINDJEN/ Vëmendjen e merr torta e këngëtares (FOTO)

ZAIMINA VASJARI FESTON DITËLINDJEN/ Vëmendjen e merr torta e këngëtares (FOTO)

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Zaimina Vasjari ka festuar sot ditëlindjen e saj. Në llogarinë e Zaiminës në ‘Instagram’ nuk kanë munguar urimet e ndryshme nga miqtë apo ndjekësit e saj, të cilët janë kujdesur t’i shkruajnë fjalët më të ëmbla.

Së fundmi Vasjari ka publikuar një foto me fustanin e kuq, duke treguar si e ka gjetur kjo ditëlindje.
“Jam një vit më e madhe, më e mençur dhe mirënjohëse”, ka shkruar këngëtarja krah postimit ku duket dhe vendi i zbukuruar me tollumbace dhe torta në ngjyrë të zezë, e cila me siguri i ka surprizuar jo pak ndjekësit.
Kujtojmë se në intervista të ndryshme, Vasjari ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se dëshiron që në të ardhmen familja e saj të zgjerohet me fëmijë të tjerë, sepse Khloe i solli shumë gëzim në shtëpinë e tyre.