Ledion Liço sot është i “përkëdheluri” i familjes! Urimi që Sara ka për të është mbresëlënës (FOTO) – AlpeGossip
Ledion Liço sot është i “përkëdheluri” i familjes! Urimi që Sara ka për të është mbresëlënës (FOTO)

Ledion Liço sot është i “përkëdheluri” i familjes! Urimi që Sara ka për të është mbresëlënës (FOTO)

Ledion Liço, që në orët e para të mëngjesit të sotëm është surprizuar nga një urim special nga kunata e tij, Lori Hoxha. Ai feston sot ditëlindjen e tij të 32-të dhe kjo pritet të jetë një ndër ditët më të bukura të tij.

Në këtë ditë speciale natyrisht që nuk mund të mungonte një urim edhe nga partnerja e tij, Sara Hoxha. Trashëgimtarja e “Top Channel”, ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet së bashku me Ledionin dhe e ka shoqëruar me një urim mjaft emocionues, që me siguri e ka bërë moderatorin e njohur të ndihet në qiellin e shtatë.

“Gëzuar ditëlindjen e një babai të mrekullueshëm dhe një partneri akoma më të mrekullueshëm se aq. Unë festoj me ty çdo ditë! Mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës time krah teje…”, ka shkruar Sara në dedikim e saj kushtuar Ledionit me rastin e ditëlindjes.

 

Pas këtij postimi ndjekësit e saj të shumtë në Instagram i kanë uruar ditëlindjen Ledionit dhe i kanë cilësuar ata si një ndër çiftet e famshëm më simpatikë.

Kujtojmë që kohët e fundit në mediat rozë është përfolur se Sara dhe Ledioni këtë verë do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë me një dasmë madhështore në Itali.