VIDEO nga prapaskenat: Enca tregon si realizoi skenat erotike me modelin: Ishte shumë… – AlpeGossip
VIDEO nga prapaskenat: Enca tregon si realizoi skenat erotike me modelin: Ishte shumë…

VIDEO nga prapaskenat: Enca tregon si realizoi skenat erotike me modelin: Ishte shumë…

Videoklipi “Dua” i Encës bëri namin muajin e kaluar, u kritikua, u pëlqye, u diskutua, por pati edhe shumë sukses duke shkuar në 8 milion shikime deri tani në Youtube.

Një nga pjesët më kulminante të videoklipit është skena kur këngëtarja ndodhet në shtrat me modelin spanjoll.

Por përpara se të xhiroheshin këto skena erotike, Enca dhe Pierluigi kanë bërë një video të cilën këngëtarja e ka postuar sot.

“Jemi gati për të xhiruar skenën ku do puthemi dhe prekemi. Je gati? Mendon se do dalë mirë? Mendon se do jetë e çuditshme?”, e pyet Enca modelin.

Pierluigi shihet i vënë në siklet teksa kthen përgjigje të shkurtra.

Pak kohë më parë e ftuar tek “Rudina”, Enca tregoi se skenat erotike kanë qenë të parat që ka xhiruar me modelin spanjoll kështu që është normale që ai të jetë ndierë në siklet.