Gëzim Nika, ndërsa ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ka lëshuar disa nga deklaratat më të forta të të gjithë karrierës së tij.
I pyetur për martesën me bashkëshorten e tij, Nika u shpreh se ata janë të lumtur dhe se përgjatë viteve, Anxhelina ka patur një xhelozi të pranueshme e cila asnjëherë nuk është bërë toksike.
I pyetur se për çfarë e kritikon më shpesh gruaja e tij, Nika u përgjigj: ‘Të mos shkoj me femra.
I pyetur se cili ka qenë momenti më gazmor me bashkëshorten e tij, Nika tha: “Ishim në një bar dhe shkova së bashku me gruan dhe Aurela Gaçen. Gruaja ime nuk pi kurrë, por të ditë piu një birrë dhe më thotë: Pash sytë e ballit, a ke patur punë me filanen?
I thash ta linte atë muhabet se kishim dal për qejf. Aurela na pa dhe ngeli. Mëpas gruaja më betohet për kokën e djalit dhe më kërkon t`i them të vërtetën, dhe unë i thash: Po mos u beto për djalin se do mërzitesh (qesh)”