PUBLIKOHEN PAMJET/ Sakrifica e minatorëve për të nxjerrë trupin e 2-vjeçarit nga pusi (VIDEO) – AlpeGossip
PUBLIKOHEN PAMJET/ Sakrifica e minatorëve për të nxjerrë trupin e 2-vjeçarit nga pusi (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET/ Sakrifica e minatorëve për të nxjerrë trupin e 2-vjeçarit nga pusi (VIDEO)

Grada Civile në Spanjë ka bërë publike pamjet ku tregohen minatorët e specializuar që punojnë në nëntokën e thellë për të arritur në pusin ku 2 vjeçari Julen Rosello ishte bllokuar.

Pas dy javësh përpjekje, trupi i fëmijë u gjet në orët e para të mëngjesit të së shtuës (26 janar).

Minatorët hapën një tunel të madh paralel me pusin për të arritur tek trupi i Julen.

I gjithë operacioni ishte i shoqëruar me vështirësi, dhe në fazën e fundit u desh përdorimi i eksplozivëve për të thyer shkëmbin e fortë.

Specialistët punuan ditë e natë në tunel për të arritur tek djali.

Julen ra në pus më 13 janar, ndërsa po bënte shëtitje me familjen e tij në një plantacion kodrinor afër fshatit Totalan.

Pusi 100 metra i thellë dhe me diamter të ngushtë prëj vetëm 25 centimetra ishte i hapur.