“E MREKULLUESHME NITA”/ Era Istrefi i bën motrës urimin special për ditëlindje nga Hollywood-i (FOTO) – AlpeGossip
“E MREKULLUESHME NITA”/ Era Istrefi i bën motrës urimin special për ditëlindje nga Hollywood-i (FOTO)

“E MREKULLUESHME NITA”/ Era Istrefi i bën motrës urimin special për ditëlindje nga Hollywood-i (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi aktualisht ndodhet në Hollywood për të xhiruar videoklipin e këngës “Selfish” që vjen në bashkëpunim me vëllezërit grej Dimitri Vegas dhe Like Mike.
Era ka postuar disa video ku shfaqet gjatë xhirimeve të klipit e veshur plot ngjyra dhe si gjithnjë ekstravagante e unike.

Ditën e sotme motra e Erës, Nita feston ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë një urim special nga Hollywood-i.

“Gëzuar ditëlindjen motra ime e mrekullueshme Nita. Të duam dhe faleminderit që gjithmonë kujdesesh për stilin tim”, shkruan Era krah videos.