NJË MUAJ PAS LINDJES/ Loredana bën ndryshimin e madh në pamje (FOTO) – AlpeGossip
NJË MUAJ PAS LINDJES/ Loredana bën ndryshimin e madh në pamje (FOTO)

NJË MUAJ PAS LINDJES/ Loredana bën ndryshimin e madh në pamje (FOTO)

Një muaj më parë, çifti shumë i njohur dhe i komentuar i showbizit, Mozzik dhe Loredana Zefi u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Hana dhe menjëherë pas lindjes së vajzës, ata i janë rikthyer fuqishëm muzikës.
Shumë shpejt, Loredana dhe Mozzik do të sjellin bashkëpunimin e tyre të ri “Romeo & Juliet” dhe reperja ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga klipi, ku shfaqet me një look të tjetërsuar.

Megjithëse ishim mësuar t’a shihnim gjithmonë me flokë të shkurtër bjond, këtë herë Loredana shfaqet me flokë shumë të gjatë, të kthyer nga njëra anë, teksa ka pozuar krah bashkëshortit të saj.