Ish-konkurrenti i Për’puthen Xhafer Thaqi është përfolur për mbështetjen dhe deklaratat publike që ka bërë për këngëtaren Beatrix Ramosaj. Ai shprehu hapur pëlqimin për ish-banoren e BBV, dhe së fundmi i ftuar në “Glamour Zone”, Xhaferi ka zbuluar edhe një bisedë që ka pasur me nënën e saj, Antigone Ramosaj.
Sa i përket ndarjes së Beatrix nga Donaldi ai shprehet se është një avantazh për të, ndrësa shton se ku i fundit e “përndjek” në Instagram duke i parë postimet.
Biseda:
Pyetje: Keni biseduar ndonjëherë me Beatrix?
Xhaferi: Nuk kam pasur rast të bisedoj me të, por kam biseduar me mamanë e saj. Ia kam shprehur pëlqimin për gocën. Kam qenë shumë interesante sepse i kam thënë “si të dukem si dhëndër.” Qeshi, dhe pastaj kështu disa shkrime, bisedova edhe pak me të i thashë ti bëjë të fala gocës.
Pyetje: Çfarë mendon për ndarjen e saj të bujshme?
Xhaferi: Asgjë thjesht e shoh në avantazhin tim, më hapet rruga.
Pyetje: Ke thënë nuk e njoh Donaldin si nuk e njeh?
Xhaferi: Se njoh, ai më njeh mua. Ai më shikon storyt në Instagram.