Letër e hapur për ish-të dashurën e burrit të ardhshëm: Me fare dashuri, nusja! – AlpeGossip
Letër e hapur për ish-të dashurën e burrit të ardhshëm: Me fare dashuri, nusja!

Letër e hapur për ish-të dashurën e burrit të ardhshëm: Me fare dashuri, nusja!

*Shënim: Letra që do të lexoni më poshtë është shkruar nga një vajzë në prag martese, e cila duket se ka patur disa gjëra të fundit për t’i thënë ish -të dashurës të së shoqit.

Letra është bërë virale në internet për shkak se njerëzve u është dukur shumë e frikshme mënyra se si vajza e ka ndërtuar . Aq sa, kishte nga ata të cilët i kërkonin dhëndrit të ardhshëm të zhdukej prej saj nga sytë këmbët!

Letra e plotë:

“Gjimnazi duket si periudha më e bukur e jetës kur je e përfshirë totalisht në të. Mendon se shokët që zure aty do t’i kesh deri në fund të jetës apo se do të përfundosh me atë djalin që dilje në maturë. Për disa, kjo mund të jetë e vërtetë, por për të tjerë është shumë larg nga realiteti.

Ti mendove se do të do martoheshe me të dashurin tënd dhe se gjithçka do të shkonte siç e imagjinove. Nuk të vë faj. Ai është i mrekullueshëm. Ti doje të kishe gjithçka me të, por harrove që nuk ishe e duhura.

Me gjithë qejf do të thoja se më vjen keq që nuk funksionoi për ju, por s’mundem. S’mundem sepse ai tani është i imi dhe do ta gëzoj për gjithë jetën time. Ti s’dite ta bëje këtë, prandaj dhe s’jeni bashkë. Mos u mërzit, do të gjesh dhe ti dikë, por sa mirë që nuk ishe për të.

Ndonjëherë kam probleme me xhelozinë dhe urrej faktin që në gjatë gjimnazit ke qenë me të. Që shkoje kur ai luante dhe e mbështesje. Më vret që nuk isha unë aty sepse e di që do ta kisha mbështetur me gjithë zemër. Do ta bëja me dashuri, jo thjesht për tu ndjerë popullore.

E urrej që ke shkuar në mbrëmje kërcimesh me të. Ai të ka parë të veshur mirë dhe me siguri të ka thënë sa e bukur dukeshe. Dhe jam e sigurtë që ashtu je dukur vërtetë. Do ketë qenë lezetshëm të kombinonit të dy veshjet.

E gjej veten tek bëhem xheloze, por pastaj ndaloj. Unë do të kombinoj kostumin e tij me ngjyrat që do të përdorim në dasmë. Unë po përgatitem për fustanin e bardhë, por ai s’duhet të dijë asnjë nga këto detaje. Do të më shohë tek eci drejt tij njëherë e përgjithmonë. Do ta dua përgjithmonë.

Përpiqem të mos bëhem xheloze për gjithë gjërat që keni kaluar bashkë, sepse tani ato i përkasin të shkuarës. Ti kishte kohën tënde, kurse unë kam dasmën. Ai ndoshta mund të të ketë vendosur ndonjë lule rreth belit, por mua po më vë unazën e martesës!”