AJO THA PO! Shikoni dhe mësoni, 10 propozimet më romantike në showbiz-in shqiptar (FOTO) – AlpeGossip
AJO THA PO! Shikoni dhe mësoni, 10 propozimet më romantike në showbiz-in shqiptar (FOTO)

AJO THA PO! Shikoni dhe mësoni, 10 propozimet më romantike në showbiz-in shqiptar (FOTO)

Shumë femra e imagjinojnë që në fëmijëri sesi do të jetë propozimi nga “Princi i Kaltër”. Do të ketë një unazë të fshehur në ëmbëlsirë, do të ketë qirinj apo do të ulet në gjunjë në mes të njerëzve për të të bërë pyetjen 1 milion dollarëshe?

Iconstyle.al sjell sot 10 propozimet më romantike për martesë të çifteve të njohura shqiptare. Për ju që e keni në planet tuaja të afërta, por edhe për ju që nuk e keni fare në plan martesën: Shikoni dhe mësoni!

1.Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Propozimi i dy këngëtarëve ka qenë një ndër më të veçantit, i realizuar 20 metra nën thellësinë e Oqeanit Indian. E ftuar pak ditë më parë në emisionin “Pop Culture”, anëtarja e jurisë të “The Voice Kids”, Miriam Cani rrëfeu se ky moment ishte sa magjik por edhe i frikshëm. “Kur erdhi Albani me këtë gjë u emocionova aq shumë saqë harrova të gjitha rregullat që instruktori na kishte thënë më parë dhe fillova të lëvizja fytyrën time ngaqë po qaja. I gjithë uji u fut brenda në maskë. Ne nuk na lejohej fare të lëviznim. Isha gati duke u mbytur. Albani më thoshte qetësohu”, rrëfeu ajo duke mos fshehur sërish emocionet.

2.Ledion Liço dhe Sara Hoxha
Historia e Ledionit është një nga ato historitë e befasishme që moderatori ka ndarë pak kohë më parë me publikun. Ai publikoi një foto ku shihej se i kishte vendosur unazën në gisht Sarës. Moderatori tregoi se ndryshe nga sa prisnim, propozimi ishte spontan dhe nuk pati gota me shampanjë apo veshje elegante klasike si në filma. “Dita kur ajo tha ‘Po’ dhe më pas hëngrëm ‘churros’ për ta festuar!”, zbuloi Ledioni me këtë foto duke na lënë të kuptojmë se ndonëse ky moment nuk kishte petale trëndafili por ushqim spanjoll, mbetet sërish romantik.

3.Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl
Propozimi për martesë që i bëri partneri Afërdita Dreshajt, ka qenë me siguri ai që këngëtarja ka ëndërruar. Nata ishte romantike, me lule, qirinj dhe aromën e detit. Unaza me diamant ishte e personalizuar, e dizenjuar enkas për Afërditën në SHBA. Jakubi zgjodhi hotelin ku kishin qëndruar herën e parë kur Afërdita kishte shkuar në Pragë, “Four Seasons”. “As në ëndrra nuk e kisha imagjinuar ashtu. Nuk e prisja fare, deri në momentin që ai është ulur në gjunjë nuk e kam kuptuar se çfarë po ndodhte dhe kjo besoj që e bëri të paharrueshme për ne të dy atë moment”, rrëfeu Afërdita.

4.Angela Martini dhe Dragos Savulescu
Martesa e papritur e Angela Martinit dhe biznesmenit rumun Dragos Savulescu ishte një vendim brenda natës. Ishte fillimisht miliarderi rumun, ai i cili njoftoi përmes një postimi se tashmë çifti ishte zyrtarisht burrë dhe grua. Dyshja kishte kohë që jetonte bashkë dhe ata dukeshin më të lumtur. Vendimi për t’u martuar në Las Vegas, ishte aq i befasishëm ka treguar Angela: “Ishim në LA dhe një nga miqtë tanë na ftoi të shkojmë në Vegas. Unë dhe Dragos ramë dakord dhe në mëngjes, ditën përpara se të niseshim për në Vegas, u zgjuam pranë njëri-tjetrit dhe duke u parë në sy thamë: le të martohemi! Filloi si një shaka”. Dragos Savulescu u kujdes për gjithçka, madje edhe për fustanin seksi të nusërisë që veshi Angela. Epo, çfarë ndodh në Vegas mbetet në Vegas!

5.Granti Xhaka dhe Leonita
Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, ka bërë gjithashtu një ndër propozimet më romantike. Ai iu ul në gjunjë të dashurës së tij dhe këtë e ka treguar me anë të një fotoje në rrjetin social Facebook. Futbollisti i kombëtares zvicerane me origjinë shqiptare, prej kohësh ishte në një lidhje me bukuroshen Leonita Lekaj, e cila iu përgjigj me “po” propozimit. “Ajo tha po”, shkruante Graniti asokohe, raporton Iconstyle.al. “Topi i artë është një mrekulli, një grua e artë është parajsë”.

 

6.Besnik Qaka dhe Lola Begolli
Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka, i ka dhënë fund beqarisë pak muaj më parë, pasi prezantoi të dashurën e tij buzë detit. Ai kishte menduar një propozim mjaft romantik, në bregdet në perëndim të diellit. Momentin e ndau në rrjetin social Instagram, ku shihej duke u puthur me Lolën. Ka mjaftuar simboli i unazës dhe i një zemre për të kuptuar se vokalisti i grupit NRG është mjaft romantik, edhe pse deri në këtë moment, ai ka qenë i rezervuar përsa i përket jetës private. Mesa duket femra që ka në krah e ka bërë të ndryshojë mendim.

7.Rudina Dembacaj dhe Aleksi
Rudina Dembacaj, aktorja e njohur e humorit, ka marrë një propozim për martesë mjaft special. I fejuari i Rudinës, sot bashkëshorti i saj, kishte shpërndarë në shtëpi disa foto nga momentet më të bukura të të dyve duke i kërkuar në këtë mënyrë të bëhej gruaja e tij. Natyrisht, përgjigjja ishte një “PO” e madhe.

8.Zaimina dhe Klodi
Zaimina e ka marrë propozimin shumë larg Shqipërisë, në ishujt Maldive. Ajo kishte planifikuar një udhëtim me rastin e Shën Valentinit, por nuk e priste aspak se do të shihte një unazë të përfshirë.

“Ideja ishte që na duhej një udhëtim, dhe pse jo, pranova. Mendova se ishte diçka sa për të thyer monotoninë, por ai kishte menduar gjithçka. Isha dita e Shën Valentinit, vendndodhja ishte shumë e bukur. Atë mëngjes mora këtë unazë që nuk e prisja. Edhe fjalët që më tha ishin shumë të bukura”, ka treguar Zaimina e emocionuar. Sigurisht që ky propozim kaq romantik ishte i mirëmenduar nga partneri Klodi, i cili kishte organizuar një mëngjes special për të dy.

9.Argjentina Ramosaj dhe Dukagjin Fetahu
Argjentina Ramosaj ka marrë propozimin më romantik që mund të keni parë në filma, raporton Iconstyle.al. Partneri i saj, Dukagjin Fetahu i kishte shkruar në rërën buzë detit: “A do të martohesh me mua”? Surpriza këngëtares i ka ardhur e papritur dhe sigurisht këtë lumturi ajo e ka ndarë me të gjithë miqtë në profilin e saj në Instagram. Dhe, pa asnjë dyshim, përgjigjja ka qenë “PO”.

10.Fatma Haxhialiu dhe Përparim Kadriaj
Përparimi vendosi t’i kërkojë të dashurës së tij të bëhet gruaja e jetës përmes revistës “Living”, në një faqe të së cilës ai shfaqehj në gjunjë, m unazë në dorë. Historia e tij e veçantë që ndodhi përpara Shën Valentinit, i ka mbetur në kujtesë moderatores dhe jo vetëm asaj. Partneri i cili është nga Kosova, por ka ardhur në Tiranë që prej studimeve, ka treguar se e kishte me frikë nëse Fatma do të thoshte “Po”. Gjithsesi çifti e kishte menduar martesën për hir të dokumenteve: “Në fakt, kisha menduar t’ia kërkoja këtë kur ishim në Barcelonë, por duke njohur natyrën e saj, që s’i pëlqejnë gjërat që bëjnë të gjithë, hoqa dorë. Nuk e fsheh gjithsesi se kam pak frikë mos nuk pranon (qesh). Kemi 9 vite bashkë. Gjatë kësaj kohe kemi menduar të martohemi, më shumë për dokumente, që unë të merrja pasaportën”.

 

Burimi: Iconstyle.al