PAS OFENDIMEVE PËR MARTESËN ME BURRIN/ Adelina prek me rrëfimin e saj: Nuk është e lehtë… – AlpeGossip
PAS OFENDIMEVE PËR MARTESËN ME BURRIN/ Adelina prek me rrëfimin e saj: Nuk është e lehtë…

PAS OFENDIMEVE PËR MARTESËN ME BURRIN/ Adelina prek me rrëfimin e saj: Nuk është e lehtë…

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, prej muajsh ka qenë në vëmendje të mediave që pas martesës së saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Siç dihet ata muaj më parë u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Jon.

Megjithatë, Adelina përherë është përballur me kritika dhe ofendime nga fansat e saj për këtë martesë. Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Mirage’ ku ka treguar se pavarësisht kritikave dashuria për bashkëshortin e ka bërë të fortë.

“Nuk është e lehtë, sidomos për një femër shqiptare. Nuk është aspak e lehtë, por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri i lumtur dhe me përkrahje të madhe. Kjo është fakt nga vetvetja: të ma kishte thënë dikush vite më parë, unë kisha vd.ek.ur, por jo. Kur je e dashuruar këmbë e kokë dhe ke përkrahje dhe dashuri, përballon çdo gjë, bëhesh shumë e fortë”, ka përfunduar këngëtarja.