“UNË ISHA STUDENTE, AI PEDAGOG”/ Fiori Dardha rrëfen ku është njohur me partnerin (FOTO) – AlpeGossip
“UNË ISHA STUDENTE, AI PEDAGOG”/ Fiori Dardha rrëfen ku është njohur me partnerin (FOTO)

“UNË ISHA STUDENTE, AI PEDAGOG”/ Fiori Dardha rrëfen ku është njohur me partnerin (FOTO)

Pavarësisht angazhimeve të shumta në profesion dhe në jetën private, moderatorja e njohur Fiori Dardha gjen kohë edhe për të ruajtur një raport të ngushtë me ndjekësit në Instagram duke iu përgjigjur çdo pyetjeje që ata shtrojnë.

Së fundmi një prej tyre e ka pyetur moderatoren: “Ku jeni njohur me partnerin?”

Ndërkohë Fiori i është përgjigjur: “Jemi njohur në Universitetin e Arteve, unë isha studente, ai pedagog. Nuk më ka dhënë mësim.”

Një tjetër pyetje, sërish lidhur me partnerin e saj është kjo: “Çfarë profesioni ka bashkëshorti?”

Dardha nuk ka hezituar që t’i kthejë një përgjigje, duke pohuar: “Bashkëshorti im është regjisor. Pedagog i regjisurës në Universitetin e Arteve.”

Epo, këto nuk i paskemi ditur! Na paskan shpëtuar…