E KRITIKUAN PËR OFENDIMIN NDAJ LGBT/ Reagon Getinjo: Do të bëja një këngë komplet kundra tyre – AlpeGossip
E KRITIKUAN PËR OFENDIMIN NDAJ LGBT/ Reagon Getinjo: Do të bëja një këngë komplet kundra tyre

E KRITIKUAN PËR OFENDIMIN NDAJ LGBT/ Reagon Getinjo: Do të bëja një këngë komplet kundra tyre

Kohët e fundit reperi i njohur Getinjo ka qenë shumë aktiv në muzikë. Projekti i tij më i fundit është kënga e titulluar ‘“Feuer”, në bashkëpunim me Loredanën. Kjo këngë numëron deri tani disa mijëra klikime në Youtube dhe në përgjithësi u prit mirë nga fansat, por ka pasur dhe nga ato që e kanë kritikuar për shkak të një pjesë të kënduar nga ai.

Getinjo në një pjesë të këngës thotë: ‘“ti s’je G, je LGBT”, dhe kjo nga fansat është marrë si një ofendim kundrejt këtij komuniteti. Reperi e ka parë të arsyeshme t’i sqarojë fansat e tij publikisht në lidhje me mënyrën se si ato e kanë interpretuar tekstin.

Përmes një postimi në Instastoryn e tij në Instagram, ku është mjaft aktiv dhe numëron mbi 400 mijë ndjekës, reperi ka shkruar: “Ndonjëherë një tekst tingëllon i këndshëm, ndonjëherë nënçmues! S’kam qenë dhe s’do të bëhem homofob kurrë. Muzika dhe teksti është komik, aksion, dramë, realitet, fallco, etj. Nëse do të kisha si qëllim të ofendoja komunitetin LGBT do të kisha përdorur fjalë të tjera ose do të bëja një këngë ekstra komplet kundër tyre. Por jo, ky nuk është mesazh negativ eh as pozitiv. Këto 2 rreshta ‘ti s’je G, je LGBT’ janë vetëm rreshta me pak komedi brenda! Respekte, uroj që të jeni të lumtur si njerëz dhe të lumtur në shpirt!”