Klea Huta LË Klanin për Top Channel, zbulohet emisioni i ri që do prezantojë – AlpeGossip
Klea Huta LË Klanin për Top Channel, zbulohet emisioni i ri që do prezantojë

Klea Huta LË Klanin për Top Channel, zbulohet emisioni i ri që do prezantojë

Klea Huta prej kohësh nuk ka prezantuar asnjë emision të ri televiziv dhe i është përkushtuar tërësisht muzikës. Pak kohë më parë ajo publikoi këngën e saj të re ‘Bla Bla Bla’ që u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Mirëpo mesa duket moderatorja e njohur do të rikthehet shumë shpejt në ekran dhe këtë herë jo në televizionin Klan, por në Top Channel.

Sipas burimeve pranë ‘Blitz.al’ është mësuar se Klea do të prezantojë një emision të ri në Top Channel i cili do ti dedikohet personazheve shqiptar që janë bërë të njohur jashtë vendit. Në fillim u përfol se këtë emision do e prezantonte motra e këngëtarit Dren Abazi, Rina, por siç duket Top Channel ja ka besuar Kleas.

Sipas burimeve ky emision do të përbëhet nga 12 puntata ku do intervistohen 12 personazhe të njohur të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, për këtë arsye stafit do t’i duhet të udhëtojë në vende të ndryshme të botës si Amerikë, Angi etj. Ndër të tjera pjesë të këtij emisioni do të jenë Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho etj.