Fansi bën tatuazh fytyrën e tij, Stresi falenderues për gjestin e madh: Me surpriza pafund… (FOTO) – AlpeGossip
Fansi bën tatuazh fytyrën e tij, Stresi falenderues për gjestin e madh: Me surpriza pafund… (FOTO)

Fansi bën tatuazh fytyrën e tij, Stresi falenderues për gjestin e madh: Me surpriza pafund… (FOTO)

Të jesh një ndjekës i rregullt i daljeve publike apo koncerteve, është dëshmi e një fansi të zjarrtë, mirëpo ajo çfarë ka bërë një fans i Stresit i tejkalon kufijtë. Bëhet fjalë për një djalë i cili ka bërë një tatuazh të madh në kraharorin e tij. Tatuazhi që ai ka realizuar është fytyra e reperit të cilën ai ka vendosur ta mbajë si simbol të përhershëm në trupin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Stresi i cili nëpërmjet një videoje të publikuar në ‘Instagram’ tregon se është mjaft i emocionuar për këtë gjest.

“Me surpriza pafund sot, faleminderit të gjithëve”,- ka shkruar ai krahas videos.