Këngëtarja e njohur Fifi është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet që komentohet shumë në media. Fifi përherë ka publikuar këngë dhe balada që janë pëlqyer nga publiku.
Shumica e teksteve të saj kanë të bëjnë me ndarjen dhe duke u nisur nga kjo, moderatorja e njohur Aulona Musta e ka pyetur së fundmi Fifin në “Thumb” se sa ka vuajtur nga dashuria.
“Kaq shumë ke vuajtur në dashuri?”, e pyeti Aulona ndërkohë që Fifi u përgjigj: “Sinqerisht? Po!”, pas kësaj përgjigje të sinqertë Aulona është prekur dhe ka shkuar e ka përqafuar Fifin në mes të emisionit.