KRYEFJALA E VERËS/ Kjo është tendenca që s’duhet të humbisni këtë sezon – AlpeGossip
KRYEFJALA E VERËS/ Kjo është tendenca që s’duhet të humbisni këtë sezon

KRYEFJALA E VERËS/ Kjo është tendenca që s’duhet të humbisni këtë sezon

E vjedhur” nga kutia e bizhuterive të reperëve të viteve ’90, zinxhiri me hallka të florinjta është përfundimisht aksesori që të gjithë duan.

Deri dimrin e kaluar, tendenca e varëseve të floririt ka qenë zinxhiri fin dhe i hollë, por këtë verë look-u i J.lo në videoklipin e Jenny from dhe block është më i dashuri për ndjekëset e modës.

Shumë janë markat që e kanë prezantuar këtë bizhuteri në koleksionet e tyre të fundit edhe ato që s’jua pret mendja…

Pomellato e përfshiu varësen me hallka në dy koleksione, Tango dhe Brera, gjithashtu Tiffany e përfshiu atë në koleksionin City HardWear.

Një trend “i florinjtë” që nuk duhet humbur është burimi i frymëzimit për të gjitha vajzat e fiksuara pas tendencave të reja.