Aktori i njohur i filmit “Scusa ma ti chiamo amore”, Raoul Bova, është bërë baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij, Rocio Morales, ka sjellë në jetë një vajzë.
Çifti ka zgjedhur ta pagëzojë vogëlushen me emrin e veçantë Alma, që në shqip përkthehet ‘shpirt’.
“Mirëseerdhe ‘Alma’ ime. Mirëseerdhe shpirti im.”- ka shkruar aktori në foton e ëmbël ku ka publikuar dorën e vogëlushes dhe ka zbuluar shumë pak nga portreti i saj.
Bova është gjithashtu baba i 3 fëmijëve, vajzës Luna me bashkëshorten aktuale dhe 2 djemve, Alessandro dhe Francesco, nga martesa e tij e parë.








![Menjëherë pas lidhjes Marina Fara ka probleme me të dashurin e saj? Ka dy fjalë për t’i thënë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/Magjiiddd-400x223.jpg)






