“Pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë”/ Venera zbulon detaje nga propozimi i Lindit (VIDEO) – AlpeGossip
“Pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë”/ Venera zbulon detaje nga propozimi i Lindit (VIDEO)

“Pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë”/ Venera zbulon detaje nga propozimi i Lindit (VIDEO)

Ajo është ndër këngëtaret që ka shkëlqyer që me daljet e para në skenë. Por pavarësisht famës, Venera Lumani është treguar gjithnjë diskrete përsa i përket jetës private. Prej vitesh ajo bashkëjeton me këngëtarin Lind Islami dhe në Qershor të këtij viti, ai i propozoi për fejesë.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Venera rrëfeu se dita e propozimit për të ka qenë ndër më të lumturat, pasi atë ditë ajo kishte edhe ditëlindjen. Gjatë emisionit, këngëtarja rrëfeu se së shpejti çifti do të organizojnë një darkë fejese me familjet e tyre.

“Ishte ditë shumë e bukur, unë kisha edhe ditëlindjen atë ditë, mbusha 27 vjeç, por ishte edhe festa e Bajramit dhe u përmbush aq bukur saqë po ndihesha më e lumtura në botë. Unë dhe Lindi e kemi krijuar lidhjen tonë dhe duam ta mbajmë vetëm ne të dy. Edhe një video amatore që kemi bërë duam që ta kemi vetëm për vete. Ishte surprizë, por shumë intime. Thjesht pashë dashurinë e jetës që ishte ulur në gjunjë dhe unë ulem po ashtu në gjunjë, sepse nuk doja që ta shihja ashtu dhe ndodhi e gjithë gjëja.

Ne kemi kohë që bashkëjetojmë, nuk kemi bërë ende plane për martesë, por së shpejti do të bëjmë një darkë fejese me familjet. Do doja të ishin edhe gjyshërit në këtë darkë, ata kanë patur pak probleme me shëndetin dhe unë s’mund ta imagjinoj dot atë darkë pa gjyshërit, sepse ata më kanë rritur”, tha Venera.