NËSE KENI TË NJËJTIN PROBLEM/ 5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të hollë të duken më të trashë dhe të dendur – AlpeGossip
NËSE KENI TË NJËJTIN PROBLEM/ 5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të hollë të duken më të trashë dhe të dendur

NËSE KENI TË NJËJTIN PROBLEM/ 5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të hollë të duken më të trashë dhe të dendur

Shpesh thuhet se gocat që kanë flokë të gjatë, doemos i kanë edhe super të trashë dhe voluminoz, por në fakt nuk është gjithnjë kështu. Ndonëse mund të përdorni shampot më të mira apo të bëni trajtimet me profesionale në sallonet e bukurisë, sërish nuk keni “shpëtim” nga floku i hollë. Por, ka një truk që ndihmon të gjitha vajzat me flokë të gjatë e të hollë, e që duan me ngulm atë volumin e bukur sa herë dalin për diku, shkojnë në punë etj.

Sekreti qëndron te mënyra si i kapni flokët! Përveç modeleve interesante, ka edhe elemente të tjera që ndikojnë në këtë proces, si llaku, furça, tharësja që përdorni etj.

Pra, nëse keni një hall të përbashkët me atë të vajzave që kanë flokë të hollë, e që vështirë se mund të realizojnë modele të bukura, ja pesë modele që mund t’i bëni edhe ju.

5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të

Gjysmë të kapura sipër: Ky model është i përsosur për të dhënë iluzionin e flokëve të plotë. Ju mund t’i kapni flokët në majë të kokës ose pak më poshtë. E sigurt është që ky model i bën flokët tuaj të duket më të dendur dhe më të trashë.

5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të

Ndarje anësore: Nëse zgjidhni këtë model flokësh, ju i bëni rrënjët të duken më të plota. Nuk është e pazakontë që gratë me flokë të hollë kanë më shumë boshllëk në majë të kokës.

5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të

Shkallëzim që bie në fytyrë: Gjëja më e mirë që ndodh me flokët e gjatë, pavarësisht nëse i keni mjaftueshëm të hollë është fakti se ju mund të bëni shpesh ndryshime. Një prej këtyre është shkallëzimi apo një prerje që bie direkt në fytyrë.

5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të

Mikro baluke: Të dy llojet e gjatësisë së flokëve mund të kenë përfitim nga shtimi i balukeve. Por, sidomos për gocat me flokë të hollë, baluket e vogla janë një mënyrë e shkëlqyer për të kornizuar portretin e fytyrës dhe për t’i bërë flokët të duken më të plotë.

5 modele që do t’i bëjnë flokët tuaj të

Thajini flokët në ajër: E fundit, por jo më pak e rëndësishmja! Lërini flokët të thahen natyralisht në ajër. Pasi të thahen, shkundini dhe stilojini me dorë.