DO TË NA FALENDERONI/ 6 veshje Instagram-i që do të doni t’i vishni gjithë tetorin! – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ 6 veshje Instagram-i që do të doni t’i vishni gjithë tetorin!

DO TË NA FALENDERONI/ 6 veshje Instagram-i që do të doni t’i vishni gjithë tetorin!

Vjeshta është stina ideale për të shpalosur gjithë idetë që duam t’i shprehim përmes veshjeve. Pulovrat e rehatshme, xhaketat dhe pantallonat e lëkurës dhe çizmet e shkurtra chic. Ç’ju thonë të gjitha këto?

Tani që tetori mbërriti, jemi në momentin e duhur për të eksperimentuar. Nëse në kokë keni 100 kombinime po thjesht s’po i rendisni dot, hidhini një sy veshjeve më IN të Instagram-it!

Paraditet me diell shijojnë më shumë me një veshje si kjo! Një pulovër oversize, kombinojeni me një fund të mëndafshtë. Në vend të çizmeve mund të vishni atlete. Gjithë sytë tek ju!

Veshja prej zonjushe ju zgjidh punë që nga mëngjesi deri në mbrëmje! Një fund i tillë duket mrekullisht bukur me një pulovër gjysmë golf. Sa elegante aq edhe komode. Jeni gati për një gotë pas pune?

Xhins + xhins! Shtojini një palë çizme (të bardhat nuk janë kusht) dhe jeni gati!

Jeni ende në kohë për të nxjerrë një nga fustanet me motive florale të verës për ta kombinuar me një xhaketë. Njësoj si në foto!

Kur temperaturat të ulen e dini cila është veshja që na “nderon” në përditshmëri. Një palë pantallona lëkure, një gold i bardhë i ngrohtë dhe kaq ! Detaji bën diferencën, asgjë më shumë.

Mbrëmjeve pantalla lëkure dhe një bluzë që nxjerr në pah më të mirën e siluetës suaj. Kombinojini me sandale minimaliste ose prurjet e reja të çizmeve!