“T’IA KËPUSIM KOKËN BISHËS”/ Aurela Gaçe na mëson si të përballemi me frikën më të madhe – AlpeGossip
“T’IA KËPUSIM KOKËN BISHËS”/ Aurela Gaçe na mëson si të përballemi me frikën më të madhe

“T’IA KËPUSIM KOKËN BISHËS”/ Aurela Gaçe na mëson si të përballemi me frikën më të madhe

Aurela Gaçe ka realizuar sot kontrollin që çdo femër mbi 35 vjet duhet ta bëjë, mamografinë e gjirit.

Ajo shprehet në një postim në Instagram se çdoherë e shoqëron një frikë kur shkon për kontroll, por e bën sepse e do veten dhe do që t’i shohë vajzat të rriten.

Këngëtarja shqiptare u bën thirrje femrave që të bëjnë kontrolle rregullisht sepse zbulimi i hershëm e sëmundjes na bën që ta luftojmë më shpejt:

“Sa herë vij për eko gjiri, është gjithmonë një frikë që më shoqëron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani që kam një detyrë më të rëndësishme, të rris fëmijët që solla në jetë.  E shtyj për disa javë, por mendjen e kam aty. Të paktën për 1 vit,  tani mendja ime u çlirua nga mendimet që kaplojnë çdo grua. E dua veten por mbi të gjitha tani dua aq shumë të shoh vajzat e mia të rriten e unë të jem pranë tyre.

Prandaj kontrollet e shëndetit i bëj rregullisht. Është më mirë ta luftojmë diçka nëse është aty, sesa të kemi frikë të dëgjojmë të vërtetën e të flemë me të. Zbulimi i hershëm, na ndihmon t’ja këpusim kokën bishës së keqe”, ka shkruar Aurela në Instagram.