Ndërkohë që shumë njerëz mendohen gjatë dhe e zgjedhin me kujdes vendin ku do të realizojnë një foto, disa të tjerë as nuk duan t’ia dinë fare. Këta të fundit janë të aftë të realizojnë foto kudo, edhe në vendet më të shëmtuara dhe përsëri t’i bëjnë këto foto të duken mahnitëse. Sekreti është te përgjedhja e këndit të duhur. Brightside ka përmbledhur disa foto që tregojnë qartë se edhe në vendet më të paimagjinuara mund të realizohen kryevepra. Jemi të sigurt që pas këtyre fotove do t’i shihni më me kujdes vendet që më parë nuk i kishit konsideruar për foto.
Një kryevepër e shkrepur mes hekurash të ndryshkur.
Mund të gjeni lule të bukura edhe pranë një karburanti.
Nuk është kjo foto një përrallë?
Një foto në vaskë është gjithmonë e bukur, sado e vogël të jetë vaska.
Ndërkohë që pret kafen, shoqja jote duhet të gjejë këndin e duhur për shkrepjen perfekte.
Në një sfond në dukje normal, mund të shkrepësh një super foto.
Një parking i mërzitshëm mund të kthehet në vendin e duhur për një foto.
Dyqanet e luleve janë perfektë, vetëm sigurohuni që pronari të mos e ketë problem.
Kur çdo vend e sheh me sy artisti.
Sfondet shumëngjyrëshe tërheqin gjithmonë vëmendje.
Mjafton një tyl për një foto të bukur.
Duket si një pyll tropikal, por në fakt nuk është…
Një gardh i vogël mund të jetë sfondi që ju duhet për foton tuaj.
Sa më e vjetër një ndërtesë, aq më e bukur del fotoja.
Lulet duken gjithmonë bukur, pavarësisht se ku rriten.
Ndoshta nuk e kishit menduar, por karroca e supermarketit mund t’ju duhet edhe foto.
Çfarë ju thamë për këndin e duhur?
Kjo foto nuk ka nevojë për fjalë.
Në rrugë mund ta gjeni gjithmonë sfondin e duhur për një foto spontane.
Më e bukura: Një dollap i vjetër i shndërruar në një përrallë.