NGA LEMZA TEK PASQYRA E THYER/ Zbuloni 5 besëtytnitë më të dëgjuara në Shqipëri - AlpeGossip
NGA LEMZA TEK PASQYRA E THYER/ Zbuloni 5 besëtytnitë më të dëgjuara në Shqipëri

NGA LEMZA TEK PASQYRA E THYER/ Zbuloni 5 besëtytnitë më të dëgjuara në Shqipëri

Ndonëse bota ecën gjithmonë e më shumë, vendi jonë vazhdon të ruajë disa tradita që zbatohen nga të gjithë. Mirëpo ka dhe nga ato që ndonëse mbeten në kuadrin e besëtytnive, shqiptarët i dëgjojnë dhe i praktikojnë. Më poshtë do t’ju paraqesim 5 më populloret:

Pasqyra e thyer: Të gjithë kemi dëgjuar që nëse shikoheni në një pasqyrë të thyer për 7 vite do të mbesni beqar. Këtë fat të keq, mundohet që çdo individ ta evitojë.

Dora: Nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar nga gjyshja e tij, që kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh para, ndërsa kur të kruhet e djathta, do të japësh para. Të gjithë i druhen financave, prandaj mundohen ta shmangin.

Prerja e thonjve: Nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës. Edhe pse kjo nuk rezulton e vërtetë, të gjithë mundohen ta zbatojnë.

Lemza: Në qoftë se të zë lemza gjatë bukës, dikush është duke të kujtuar. Të gjithë ndjejnë një kënaqësi kur dimë që po mendojnë për ne.

Thinjat: Dalja e thinjave në moshë të re, sjell fat. Të gjithë ata që kanë thinja mundohen ‘të lavdërohen’ me këtë pjesë.