E FSHIU NGA RUSIA/ Era Istrefi uron Kosovën me foton “provokuese” të shqiponjës – AlpeGossip
E FSHIU NGA RUSIA/ Era Istrefi uron Kosovën me foton “provokuese” të shqiponjës

E FSHIU NGA RUSIA/ Era Istrefi uron Kosovën me foton “provokuese” të shqiponjës

Këngëtarja Era Istrefi ka uruar shqiptarët me një foto të veçantë në Instagram.

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit momentin e bërjes së shqiponjës në Kupën e Botës, ku performoi këngën zyrtare të kampionatit në Rusi.

“Urime ditën e pavarësisë Kosovë💙💛 #11”, ka shkruar këngëtarja mbi foton ku shihet e veshur me ngjyrat e flamurit shtetëror teksa po bënte shqiponjën dykrenare.

Këngëtarja i bëri krenarë të gjithë shqiptarët me gjestin e saj në kampionat, por shumë shpejt u pendua dhe e fshiu foton në pak minuta.

Nuk e dimë nëse këngëtarja mori ndonjë paralajmërim në Rusi, duke qenë se ky gjest cilësohet si provokues në një shtet që ende nuk e ka njohur Kosovën.

Por me rastin e 11-vjetorit këngëtarja ka guxuar sërish dhe këtë herë besojmë se e ka seriozisht!