”SHIKO KUSH LUAN” NISI/ A ishte veshja e Luana Vjollcës ajo që po prisnim? (FOTO) – AlpeGossip
”SHIKO KUSH LUAN” NISI/ A ishte veshja e Luana Vjollcës ajo që po prisnim? (FOTO)

”SHIKO KUSH LUAN” NISI/ A ishte veshja e Luana Vjollcës ajo që po prisnim? (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme nisi edicioni i ri i emisionit ”Shiko Kush Luan”. Në puntatën e parë kishte shumë të ftuar interesantë të cilët luajtën lojra nga më të ndryshmet sigurisht të shoqëruar nga moderatorja Luana Vjollca dhe dy kapitenët Rezart Veleshnja dhe Florjan Binaj.

Të ftuarit e mbrëmjes së djeshme ishin: Era Rusi, Andi Lila, Lumi B, Renato Mekolli, Amarda Toska, Hekuran Krasniqi dhe Agim Gerguri. Për sa i përket Fifit e gjithë ”Nuk do të marr pjesë në këtë sezon të Shiko Kush Luan prej fajit të Luanës” ishte një lojë e bërë nga ana e këngëtares dhe moderatores. Fifi ishte dhe do të jetë e pranishme në emision.

Ajo që na bëri përshtyje nga puntata e parë e këtij emisioni ishte veshja e Luanës. E veçantë por jo ajo që prisnim të shihnim. Këmishë e bardhë me një papion të zi, me pantallona të zeza dhe një ”jelek” lëkure.

Ehh, jemi mësuar ta shohim Luanën të veshur me fustane dhe kostume seksi dhe tepër moderne. Prisnim ta shikonim me diçka të tillë sepse sigurisht, impakti i parë është ajo qendron dhe për në vazhdim. Ndoshta arsyeja e kësaj veshje që në puntatën e parë është bërë me qëllim që ”mos ta marrim më sysh”. /AlpeGossip.al