Einxhel Shkira vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale dhe mbrëmjen e kaluar, moderatorja e njohur ka treguar fiksimin që e ka kapur në mes të natës, për të cilin është shprehur se nuk ka ndjesi më të keqe.
Ajo ka treguar se e ka kapur fiksimi për të ngrënë trahana në mes të natës dhe se nuk ka ndjesi më të keqe kur nuk ka në shtëpi dhe sigurisht nuk ka se ku ta gjejë në Prishtinë.
“Ju ka ndodhur ndonjëher që t’ju haet dicka që e dini që nuk ka asnjë mundësi të gjeni? Po, e di që ju ka ndodhur! Nuk ka ndjesi më të keqe. Sapo më zuri fiksimi dhe një neps i tmerrshëm për trahana. Ku e gjen robi trahananë në mes të Prishtinës thuaj se mirë që në mes të natës nuk ke shans“, ka shkruar moderatorja në postimin e saj të bërë në InstaStroy mbrëmjen e kaluar.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që Einxhel e kap fiksimi për një ushqim. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, ajo ka treguar se se i ka shumë qejf hamburgerat e Kosovës dhe gjatë kohë që ishte në pritje të ëmbël të Trev, asaj i kishte shkuar mendje të hante këtë lloj ushqimi dhe si pasojë Dagz i është dashur të udhëtojë nga Kosova në Tiranë, për t’i sjellë Einxhel ushqimin e saj të preferuar.
“Hamburgerat e Kosovas, i kam shumë qejf, mbaroj. A e di që në shtatzani, Dagzi i shkretë detyrohet që të mi sillte nga Kosova në Shqipëri? Ka ardhur një herë dhe e ka vendosur hamburgerin në sediljen e makinës dhe ka ndezur ngrohësen që të ma sillte hamburgerin e ngrohtë nga Prishtina në Tiranë, se ma kishte dhënë truri për hamburgera”, ka rrëfyer Einxhel.
Kujtojmë që Einxhel prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Kosovë tek partneri i saj, Dagz, së bashku me djalin e saj Trev.