Astrologe Meri ishte e ftuar në “Casa de los 3s”, ku gjatë emisionit foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për vitin e ardhshëm. Në fund Meri tregoi edhe se cila shenjat shkojnë me njëra-tjetrën dhe për Virgjëreshën astrologia u shpreh se shkon me Akrepin. Dajana është virgjëreshë dhe menjëherë e aprovoi këtë.
“Më pëlqen të jetoj si një Virgjëreshë dhe do kem marrëdhënie gjithmonë me një Akrep”, u shpreh Dajana.
“Do ishte gjë e mirë, por ju Virgjëreshët flisni e flisni shumë, po a bëni gjë…”, i tha Meri.
“Meri unë pas emisionit e lirë jam, të ftoj në shtëpi, jetoj vetëm”, iu përgjigj Dajana me humor.
“Kjo ishte kundër parimeve të mia”, ia ktheu Meri duke shkaktuar të qeshura.