PAMJET JANË TË TRISHTA/ Djali i Pirro Çakos viziton Katedralen në Paris pas tragjedisë (FOTO) – AlpeGossip
PAMJET JANË TË TRISHTA/ Djali i Pirro Çakos viziton Katedralen në Paris pas tragjedisë (FOTO)

PAMJET JANË TË TRISHTA/ Djali i Pirro Çakos viziton Katedralen në Paris pas tragjedisë (FOTO)

Djali i kantautorit Pirro Çako, i cili jeton në Paris, ka vizituar Katedralen Notre Dame, një ditë pas tragjedisë që përfundoi me djegien e ndërtesës 850-vjeçare.

Anthony Çako përcolli përmes disa videove në Instagram, gjendjen e mjerueshme në të cilën kishte përfunduar simboli i shtetit francez.

Në mesin e dhjetërave personave të tjerë kuriozë për të parë sesi dukej katedralja pas zjarrit, Anthony mbeti pa fjalë nga pamja e trishtë.

Dy ditë më parë ai kishte qenë shumë pranë Katedrales dhe madje kishte realizuar dhe një foto për ta pasur si kujtim.

Një lajm i mirë për të gjithë francezët u dha sot paradite, kur një nga biznesmenët më të pasur në Francë dhuroi miliona euro për rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Shefi ekzekutiv i LVMH, Bernard Arnault, ofroi 200 milionë euro për të ringritur simbolin e Francës.

Ndërkohë, miliarderi François-Henri Pinault ishte i pari që deklaroi se do të dhuronte 100 milionë euro për të njëjtën kauzë.