PËRSE I DHA FUND MARRËDHËNIES TRESHE? Egla Harxhi flet pas ndarjes nga Alesia – AlpeGossip
PËRSE I DHA FUND MARRËDHËNIES TRESHE? Egla Harxhi flet pas ndarjes nga Alesia

PËRSE I DHA FUND MARRËDHËNIES TRESHE? Egla Harxhi flet pas ndarjes nga Alesia

Dashuria poligame është një kapitull i mbyllur për Egla Harxhin.

Ish-Miss Shqipëria ishte sot e ftuar në emisionin e Rudinës, ku foli për jetën e saj tani që është bërë nënë dhe është duke rritur djalin pa praninë e partnerit Alexandre de Basseville.

Ajo tregoi se tani po e rrit djalin vetëm dhe me ndihmën e familjes pas s’ka besim tek askush tjetër:

“Unë jam rritur vetë me dado, por jam një person që e kam të vështirë të besoj dhe te pjesa e dados duhet të jetë dikush që i besoj, kam pasur mamin që ka bërë vajtje ardhje në Paris, kam pasur miq”.

E pyetur për marrëdhënien treshe dhe përse i dha fund asaj, Egla përmendi problematikat dhe zhgënjimet.

“Ti gjithmonë mëson nga këto gjëra. Nuk e konsideroj gabim, çfarë u bë u bë”, u shpreh bukuroshja shqiptare.

Lidhja e ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhi me Alesian dhe Ale de Basseville ishte një ndër më të përfolurat në mediat shqiptare. Treshja thyen tabunë duke deklaruar se do të bëheshin një familje e madhe pas lindjes së djalit Luxifer, i cili me sa dukej do të kishte jo një, por dy nëna dhe një baba.

Por pak kohë pas lindjes, na ra në sy mungesa e fotove të Eglës me partneren e saj Alesian. Ato madje as nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Në një intervistë të dhënë më pas, Egla deklaroi se marrëdhënia kishte marrë fund.