R. Kelly është akuzuar për 11 vepra të tjera penale që lidhen me akuza për abuzim seksual me vajza të mitura.
Mediat bëjnë me dije se reperi i famshëm është përballur me disa akuza shtesë për abuzimin seksual, nga prokurorët e Çikagos.
Akuzat e reja lidhem me sulme seksuale me forcë dhe abuzime të rënda seksuale dhe viktima thuhet se është midis moshës 13 dhe 16-vjeçare.
Duke marrë për bazë këto akuza, reperi mund të dënohet nga gjashtë deri në 30 vjet burg.
Në shkurt, Kelly u arrestua dhe u akuzua për 10 vepra penale që lidhem me abuzime të rënda të katër grave. Tre prej tyre ishin nën moshën 17-vjeçare në kohën e sulmit të supozuar.
Mbetet e paqartë nëse akuzat shtesë të kësaj jave përfshijnë një viktimë të re të dyshuar ose është një nga rastet për të cilat Kelly u akuzua në shkurt.
Një nga katër gratë paraqiti një padi civile prej 50,000 dollarësh kundër Kelly-t në fillim të këtij viti. Ajo pretendon se e ka takuar Kelly-n në maj 1998, kur po ecte në rrugë në Çikago.
Gruaja pretendon se Kelly e vuri re dhe ndaloi makinën për të biseduar me të. Ajo ishte e mitur në atë kohë.
Në të njëjtën ditë, një nga bashkëpunëtorët e Kelly-t u takua me vajzën dhe familjen e saj në një restorant dhe i dha asaj numrin e telefonit të këngëtarit.
Bashkëbiseduesi tha se Kelly donte që vajza të vinte në studion e tij dhe “të ishte në një videoklip që po bënte”, thuhet në padinë e bërë ndaj reperit.