ZYRTARISHT ÇIFT/ Dua Lipa pranon më në fund lidhjen me vëllain e motrave Hadid (FOTO) – AlpeGossip
ZYRTARISHT ÇIFT/ Dua Lipa pranon më në fund lidhjen me vëllain e motrave Hadid (FOTO)

ZYRTARISHT ÇIFT/ Dua Lipa pranon më në fund lidhjen me vëllain e motrave Hadid (FOTO)

Disa javë më parë bëri bujë në të gjitha mediat lajmi që këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa i dha fund lidhjes me Isaac Carew dhe se nisi lidhjen me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar.

Ata nuk reaguan fare lidhur me këto lajme, mirëpo janë parë shpesh herë bashkë dhe burimet pranë tyre kanë treguar se kanë nisur një romancë  së bashku. Së fundmi këngëtarja shqiptare ka vendosur që më në fund të pranojë lidhjen me modelin e njohur.

Dua ka bërë daljen e saj të parë publike me Anwar në “Barclaycard British Summer Time Hyde Park” në Londër ku dhe gjatë gjithë kohës janë parë duke u përqafuar. Dua dhe Anwar shfaqeshin mjaft të dashuruar teksa po shijonin në maksimum shoqërinë e njëri-tjetrit.