Pasi postoi foton për qentë, aktivisti-Fatmës: S’je as gazetare e as e matur, mos na u bëj veterinere – AlpeGossip
Pasi postoi foton për qentë, aktivisti-Fatmës: S’je as gazetare e as e matur, mos na u bëj veterinere

Pasi postoi foton për qentë, aktivisti-Fatmës: S’je as gazetare e as e matur, mos na u bëj veterinere

Fatma Haxhialiu është gazetarja e cila e përjetoi shumë keq kafshimin që disa qen endacakë i bënë bashkëshortit të saj dhe rastin e denoncoi dhe vet në rrjetet sociale, por teksa ka qenë e ftuar tek emisioni i Rudinës, nuk kanë munguar përplasjet verbale me një prej përfaqësuesve të ARsA-s (Animal Rescue Albania).
Gazetarja ka folur pa pushim dhe nuk i ka dhënë hapësirën njërit prej veterinerëve të pranishëm në studio, i cili e ka këshilluar se nuk është mirë që ajo të dalë nga profesioni i saj, e të bëjë veterineren.

Madje, Ariel Vasili nuk ka nguruar as t’i thotë se Fatma nuk është as e matur e as gazetare.

Në debat e sipër ai shprehet:

“Vazhdo punën si gazetare mos fol si veterinere. Nëse unë ndërhy në punën tënde si gazetare bëj gabim edhe nëse ti ndërhyn në punën time si veteriner është gabim”.

E ndër të tjera, vajza është justifikuar se flet si një qytetare injorante dhe e shqetësuar për atë që i ka ndodhur dhe mund t’i ndodhë kujtdo.