NJË MREKULLI/ Gruaja 67-vjeçare ngel shtatzënë në mënyrë natyrale, sjell në jetë një vajzë - AlpeGossip
NJË MREKULLI/ Gruaja 67-vjeçare ngel shtatzënë në mënyrë natyrale, sjell në jetë një vajzë

NJË MREKULLI/ Gruaja 67-vjeçare ngel shtatzënë në mënyrë natyrale, sjell në jetë një vajzë

Një mjeke 67-vjeçare e dalë në pension solli në jetë fëmijën e saj të tretë, pasi ngeli shtatzënë në mënyrë natyrale.

Gruaja, me mbiemër Tian, lindi një vajzë në spitalin Zaozhuang, ku kishte punuar si mjeke para se të dilte në pension.

Një zëdhënës i spitalit tha për CNN se Tian mbeti shtatzënë në mënyrë natyrale pasi përdori njohuritë mjekëore për të aplikuar trajtime fertiliteti tradicionale kineze.

Foshnja u lind përmes një operacioni cezarian. “Patëm shumë fat, duke pasur parasysh se nëna ishte në moshë të madhe dhe kishte disa komplikacione,” tha Liu Ëencheng, doktoresha përgjegjëse për lindjen. Foshnja peshonte 2.56 kg kur u lind.

Liu tha se gjatë operacionit, panë se vezoret e Tian ishin si të një gruaje 40-vjeçare. Nuk ishin tkurrur si vezoret e një gruaje në moshën e saj dhe ky faktor luajti një rol të rëndësishëm në shtatzëninë natyrale.

Nëna dhe fëmija u vendosën në reanimacion, por janë në gjendje të mirë shëndetsore.

Bashkëshorti i Tian, 68-vjeçari me mbiemër Huang bëri publik emrin e të sapolindurës. Quhet Tianci, që do të thotë “dhuratë nga parajsa.”

Çifti ka dy fëmijë të rritur, një djalë dhe një vajzë dhe disa nipër dhe mbesa. Mbesa më e madhe bën 18 vjeçe këtë vit.

Fëmijët e tyre nuk ishin aspak dakord me shtatznëinë e tretë. “Ime bijë më tha se nëse e sjell në jetë këtë fëmijë, nuk do të më flasë më me gojë,” tha Tian.

Shumë gra në moshë po përpiqen të bëjnë fëmijë pasi në vitin 2016 Kina shfuqizoi ligjin që i detyronte çiftet të linin vetëm një trashëgimtar.