GRUAJA FITON 24.2 MILION EURO/ Zbuloi se piktura që mbante varur në kuzhinë ishte e rrallë (FOTO) – AlpeGossip
GRUAJA FITON 24.2 MILION EURO/ Zbuloi se piktura që mbante varur në kuzhinë ishte e rrallë (FOTO)

GRUAJA FITON 24.2 MILION EURO/ Zbuloi se piktura që mbante varur në kuzhinë ishte e rrallë (FOTO)

Kryevepra e humbur e shekullit XIII u shit për vlerën 24.2 milionë euro, vetëm disa muaj pasi u gjet e varur në kuzhinën e një gruaje franceze, që preferon të mbetet anonime.

“Krishti i Tallur”, i piktorit fiorentin Cimabue, u shit në një ankand në Senlis, në veri të Parisit, katër herë më shumë se vlerësimi fillestar.

Gruaja e moshuar nga qyteti i Compiègne e kishte mbajtur veprën e rrallë të artit – për të cilën mendonte se ishte një ikonë fetare greke – në kuzhinën e saj. Ajo nuk e kishte idenë se për cilën pikturë bëhej fjalë.

Cimabue ishte pseudonimi i artistit Cenni di Pepo, i lindur në Firence rreth vitit 1240. Ai zbuloi dhe mësoi piktorin italian Giotto dhe është konsideruar si një nga artistët më të mëdhenj të epokës së para-Rilindjes.

“Ka vetëm 11 piktura të tij në botë. Ato janë të rralla,” tha për CNN Jerome Montcouquil, specialist arti.

Piktura mendohet të jetë pjesë e një diptiku të madh që daton në 1280-n, kur Cimabue pikturoi tetë skena ku shfaqej pasioni dhe kryqësimi i Krishtit.

Arti i Rilindjes së hershme u ndikua nga arti bizantin, i cili realizohet në një stil të ngjashëm ende sot. Sidoqoftë, testet me dritë infrared vërtetuan se pa dyshim, piktura është punuar nga Cimabue.

Vepra është në gjendje të shkëlqyer, pavarësisht kontaktit me pluhurin për vite me radhë.