DIVORCI HISTORIK MES PITT DHE JOLIE/ Aktorja amerikane kalon në ANOREKSI. Përfundon 35 kilogramë – AlpeGossip
DIVORCI HISTORIK MES PITT DHE JOLIE/ Aktorja amerikane kalon në ANOREKSI. Përfundon 35 kilogramë

DIVORCI HISTORIK MES PITT DHE JOLIE/ Aktorja amerikane kalon në ANOREKSI. Përfundon 35 kilogramë

Ndarja nga bashkëshorti dhe procedurat e zgjatura të divorcit duket se e kanë sfilitur akoma më shumë aktoren e famshme Angelina Jolie. Problemi më i madh Jolie dhe Brad Pitt tani është kujdestaria e fëmijëve dhe beteja këtu ka qenë më e ashpër.

Gjithë situata nuk kanë ndikuar për mirë te aktorja, që sipas një personi të afërt me të është drejt kolapsit. Është dobësuar aq shumë saqë mund të ketë arritur në 35 kg.

“Angie nuk po ha thuajse fare dhe ka arritur në rreth 35 kg. Është në një gjendje jo të mirë emocionale dhe psikologjike dhe është drejt kolapsit. Praktikisht po jeton me kuba akulli. Është bërë anoreksike, lëkura po i varet dhe kockat duket sikur do t’i thyhen. Ka nevojë për ndihmë dhe të menjëhershme”, – kështu shkruan revista “Star”, duke u bazuar në deklaratat e personit të afërt me Angelina Jolie.