“NUK KA MË BILETË KTHIMI”/ Dy banorët më me fat në “Big Brother VIP” – AlpeGossip
“NUK KA MË BILETË KTHIMI”/ Dy banorët më me fat në “Big Brother VIP”

“NUK KA MË BILETË KTHIMI”/ Dy banorët më me fat në “Big Brother VIP”

Prej disa javësh ka nisur transmetimin në Top Channel, reality show që ka gozhduar para ekranit të gjithë publikun. Është fjala për “Big Brother”, i cili këtë sezon ka ardhur me një format të ri, ku banorët janë personazhe të njohur të ekranit.

Pasi u prezantuan 14 banorët e parë të shtëpisë më të famshme, Arbana Osmani, u tha atyre që të zgjidhnin nga një gogël që brenda kishte një biletë. Në këtë të fundit shkruhej biletë vetëm “vajtje” apo “vajtje-ardhje”.

Që do të thotë, nëse një banor i eliminuar nga publiku do të kishte biletën “vajtje-ardhje”, do të rikthehej sërish brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. dhe bileta të tilla ishin vetëm dy, të cilat përfunduan mbrëmjen e djeshme.

“Nuk ka më biletë kthimi”/ Dy banorët më me fat

Gjatë spektaklit të kësaj të marte, i eliminuari i radhës ishte këngëtari i njohur, Sabiani. Thuajse të gjithë banorët u mërzitën për largimin e tij, ku disa prej tyre edhe qanë.

Por mesa duket fati ishte me Sabianin, pasi kur shkoi në studion e BBV, Arbana mori biletën e tij dhe në të shkruhej që do të rikthej sërish. Edhe pse ishte skeptik që të rifutej në shtëpi, pasi ishte publiku ai që kishte zgjedhur që ta nxirrte jashtë, Osmani i tha se ky ishte fati i tij dhe se duhej të hynte sërish.

Këngëtari i njohur u fut edhe njëherë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku banorët e pritën me përqafime dhe puthje. E teksa po gëzoheshin për rikthimin e tij, Donaldi dëgjohej teksa thoshte: “Njerëz nuk ka më biletë kthimi”.

“Nuk ka më biletë kthimi”/ Dy banorët më me fat

Kujtojmë se i pari që pati fatin e mirë që të kishte biletë kthimi pas eliminimit nga publiku ishte këngëtari, Ardit Çuni.

Tashmë kushdo banor që eliminohet në ditët në vijim, nuk do ketë më fat që të rikthehet në shtëpi. Nga mbrëmja e djeshme, duket se tashmë banorët e dinë se nëse eliminohen ata nuk do kenë më asnjë mundësi që të hyjnë edhe njëherë në “Big Brother VIP”.