“ËSHTË SHOQE BESNIKE”/ Aktori i “Portokallisë” flet për Arjola Demirin: Kur e sheh të nevojshme ajo… – AlpeGossip
“ËSHTË SHOQE BESNIKE”/ Aktori i “Portokallisë” flet për Arjola Demirin: Kur e sheh të nevojshme ajo…

“ËSHTË SHOQE BESNIKE”/ Aktori i “Portokallisë” flet për Arjola Demirin: Kur e sheh të nevojshme ajo…

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Irgen Çela, ishte ditën e sotme i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të folur për mikeshën e saj, Arjola Demiri, e cila prej disa javësh është brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Aktori i humorit tha se i mungojnë përqafimet e mikes dhe koleges së tij.

“Më thotë jeta se është edhe personazhi te çifti i lumtur. Ajo është një shoqe shumë besnike. E vlerësoj për femrën që është”, tha Irgeni.

I pyetur nëse ende nuk e ka treguar veten pasi e ka mendjen jashtë, aktori tha se nuk është e lehtë për të pasi ka lënë 3 fëmijë.

“Të kesh 3 fëmijë që i ke lënë jashtë, nuk është lehtë. Njerëzit i merr malli për qenin, aq më pak kur je një nënë e vetme dhe kujton sakrificat që ka bërë dhe po bën”, tha ai.

Irgeni u shpreh se Arjola është mjaft aktive në BB VIP dhe se ajo reagon kur e sheh të nevojshme dhe i shkon deri në fund.